Dinamo, 1.5 milionë euro në një ditë! Europë dhe merkato, “nëndetësja” mbush arkat

Dite të mira për Dinamon. Pas vështirësive pa fund për më shumë se një dekade, që vunë në diskutim deri mbijetesën e klubit, më në fund 18 herë kampionet tanë, po shijojnë frutet e punës së një riorganizimi të plotë.

Blutë e kryeqytetit, rikthimin në kupat e Europës pas 15 vitesh e festuan me një kualifikim të merituar në harkun e dy ndeshjeve ndaj Atletic Escaldes të Andorrës, që e katapulton Dinamon në raundin e tretë të Conference League, por i siguron edhe 900 mijë euro përfitime nga UEFA. Gjithashtu, rritja e nivelit te skuadrës së drejtuar nga trajneri Ilir Daja ka tërhequr interesin e klubeve të huaja për elementë të veçantë, sikurse është rasti i sulmuesit Itodo Mandela, i cili do të trasferohet te Metalist 1925 në Ukrainë, për të cilin Dinamo do të përfitojë 600 mijë euro, si dhe do të ruajë pronësinë për 10% të kartonit.

1.5 milion euro të arkëtuara deri më tani, nga suksesi në fushe dhe shitja e një prej yjeve të saj, e vendosin Dinamon në pozita mjaft të favorshme për të tentuar suksese të reja në Europë, ku kundërshtar te radhës do të kenë kroatet e Hajduk Split, në shitjen e yjeve të tjerë, ku Zabergja është në pole position, por edhe për të përforcuar radhët me elemente cilësorë në funksion te objektivi madhor për sezon e ri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...

Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin “Topçinjve” pas 22 vitesh

ANGLI,19 maj 2026/Albania Express News/Arsenali është zyrtarisht kampioni i...

Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave: Nuk luajmë me shpresat

ITALI,19 maj 2026/Albania Express News/Viti zero i kombëtares italiane...

Portieri 43-vjeçari hyn në histori, Skocia fton Craig Gordon për Botërorin 2026

SKOCI ,19 maj 2026/Albania Express News/Një histori frymëzuese po...