Me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe në bashkëpunim me studion prestigjioze MVM Architecture, ka nisur puna për projektin BID – Kalaja e Elbasanit. Ky projekt synon të shndërrojë kalanë historike në një destinacion tërheqës kulturor dhe turistik, duke kombinuar elementët e trashëgimisë historike me konceptet moderne të arkitekturës.
Projekti parashikon rikonstruksionin e disa segmenteve të kalasë, përmirësimin e infrastrukturës dhe vendosjen e elementëve që e bëjnë më të aksesueshme dhe më atraktive për turistët dhe qytetarët. Kjo ndërhyrje bazohet në vizionin e zhvillimit të Elbasanit si një qytet turistik, ku Kalaja do të jetë në qendër të tij dhe do të shërbejë si një pikë kyçe kulturore dhe historike.
Numri i turistëve në Elbasan ka shënuar rritje në vitet e fundit, dhe investimet e reja në kalanë historike pritet të tërheqin edhe më shumë vizitorë, duke forcuar zhvillimin turistik dhe ekonominë lokale.
Realizimi i projektit pritet të forcojë lidhjen mes trashëgimisë historike dhe inovacionit arkitektonik, duke rritur potencialin turistik të qytetit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Investimi synon të rikthejë shkëlqimin e Kalasë dhe të vendosë Elbasanin si një destinacion të rëndësishëm historik dhe turistik në Shqipëri.