Elbasani kryeson kampionatin, verdheblutë tregojnë disiplinë dhe cinizëm

Nga Vladimir Mema 

Pas katër javësh të para të kampionatit, Elbasani ka dalë në krye të renditjes dhe tashmë nuk shihet më si një ekip që kërkon thjesht mbijetesën, por si një skuadër që synon majat e futbollit shqiptar. Rikthimi i verdhebluve në elitë ishte një ngjarje historike për qytetin, por mënyra se si po nis ky sezon është një lajm edhe më i madh: Elbasani po fiton me logjikë, qetësi dhe një filozofi loje që ngjall respekt.

Mbrojtje e hekurt

Në futbollin modern, gjithçka nis nga stabiliteti prapa. Në këtë aspekt, Elbasani ka treguar një nivel surprizues për standardet e kampionatit shqiptar. Vetëm një gol i pësuar në katër ndeshje tregon më shumë se çdo koment. Organizimi i vijës së mbrojtjes, ndërhyrjet e sigurta të portierit dhe qetësia në menaxhimin e aksioneve të kundërshtarëve janë pika kyçe që e bëjnë Elbasanin skuadrën më të vështirë për t’u thyer.

Kjo nuk është thjesht çështje individualitetesh, por një punë kolektive që nis nga mesfusha dhe përfundon te linja e fundit. Çdo lojtar di çfarë duhet të bëjë, ndjek rregullin dhe vendos skuadrën mbi gjithçka. Pikërisht kjo disiplinë e ka kthyer ekipin e Ivan Gvozdenoviç në një makineri funksionimi, jo thjesht një skuadër tipike shqiptare.

Cinizëm në sulm

Nëse mbrojtja është garancia, sulmi është vendimi. Elbasani nuk kërkon spektaklin me çdo kusht, por godet aty ku duhet. Katër ndeshje, katër gola, tre fitore minimale dhe një barazim dëshmojnë se verdheblutë luajnë për rezultatin dhe jo për statistikat.

Ky cinizëm, shpesh i munguar në futbollin shqiptar, është tipik për skuadrat me ambicie të mëdha. Çdo gol ka peshë, çdo pikë është e merituar dhe çdo ndeshje menaxhohet deri në minutën e fundit me përqendrim maksimal. Kundërshtarët shpesh mund të kenë pasur iniciativën, por janë dorëzuar përballë pragmatizmit të verdhebluve.

Jo aventurë

Serioziteti në menaxhimin e ndeshjeve është një tjetër element që e dallon këtë ekip. Edhe kur kanë luajtur me një lojtar më shumë, si ndaj Dinamos dhe Partizanit, elbasanasit nuk u hodhën me “sy mbyllur” në sulm. Ata ruajtën ekuilibrin dhe mbrojtën rezultatin, duke treguar pjekuri.

Një ekip që nuk humbet nervat, nuk e rrezikon rezultatin dhe di të presë momentin e vet është gjithmonë një kandidat serioz për objektiva madhorë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...

Gjermania e pathyeshme, Franca ndalet në Islandë

Përveç ndeshjes së Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne...