“Kriza e specit” në Shqipëri, Braçe: Mbështetje shtetërore për eksportin bujqësor

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka paralajmëruar për një “krizë të specit” në vendin tonë. Ai thekson se Shqipëria nuk prodhon pesticide, por i importon nga vende si Kroacia, Sllovenia, Suedia, Italia dhe Holanda.

Përdorimi i pesticideve në vendin tonë është i ligjshëm, siç ndodh edhe në Kroaci e më gjerë. Bujqit po bëjnë kujdes maksimal për të respektuar ligjin dhe rregullat në përdorimin e tyre, si dhe për të prodhuar dhe vjelë produkt të shëndetshëm”, tha Braçe.

Deputeti nënvizoi se shteti duhet të sigurojë mbështetje për çdo partner tregtar në eksport dhe të mbrojë prodhimin bujqësor. “Shteti duhet të dalë garant për bujqit, prodhimin e tyre dhe eksportin, që nuk është vetëm i bujkut, por edhe i bilanceve të shtetit”, shtoi Braçe.

Ky apel vjen në një moment të rëndësishëm krize, ku sigurimi i produkteve bujqësore dhe stabiliteti i tregut janë prioritet për ekonominë dhe për sigurinë ushqimore të vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kane dhe Bellingham në rrugën e Messit, Anglia apo Argjentina, cila do të jetë kundërshtarja e Spanjës?

BOTËRORI 2026 ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Angli-Argjentinë është gjysmëfinalja...

Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë, Gjermania duartroket progresin e vendit tonë dhe të qeverisë shqiptare: Kemi besim te ju!

TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Ambasada e Gjermanisë në...