Përfundon rikonstruksioni i rrugës kryesore të fshatit Gurrë, Bashkia Prrenjas përmirëson jetesën e komunitetit

Bashkia Prrenjas ka përfunduar një investim të rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të fshatit Gurrë, pjesë e Njësisë Administrative Qukës. Projekti ka përfshirë rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit, me një gjatësi totale prej 3 kilometrash, duke siguruar kushte më të mira lëvizjeje për rreth 600 banorë të zonës. Ky investim pritet të sjellë ndryshime të prekshme në jetesën e komunitetit, duke lehtësuar qarkullimin e banorëve dhe mjeteve të transportit.

Përmes këtij projekti, Bashkia synon të rrisë sigurinë rrugore, të përmirësojë aksesin drejt shërbimeve publike dhe tregut, si dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik lokal. Përfundimi i rrugës do të mundësojë lëvizje më të shpejtë dhe më të sigurt, duke lidhur më mirë banorët me zonat urbane dhe me aktivitetet ekonomike të fshatit dhe rrethinës.

 

Ky investim përbën një hap tjetër konkret në angazhimin e Bashkisë Prrenjas për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetës për komunitetet rurale. Përmes projekteve të tilla, bashkia tregon përkushtimin e saj ndaj qytetarëve, duke siguruar që shërbimet dhe investimet të jenë gjithmonë në shërbim të nevojave të komunitetit.

 

albaniaexpress.al

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...