Diella e shqetësuar: Si t’i ndalë këngët dhe poezitë që i thuren ministres?

Nga Lutfi Dervishi

Lajmi se për të kishin nisur të krijoheshin këngë dhe t’i thurreshin vargje, e shkundi ministreshën Diella.
Për një ministre që ishte shfaqur si një “produkt” i përkryer i Diellit, kjo ishte një “bug” serioz në sistem.

Pas një skanimi të shpejtë të arkivës së saj, e pa qartë panoramën: populli, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, nga lindja deri në “shutdown”, i kishte kënduar gjithmonë vetëm Diellit.

Një dritë e kuqe alarmi ndriçoi në panelin e saj të kontrollit: “Mos vallë Dielli bëhet xheloz që më thurin mua këngë?” Ky mendim e përshkoi si virus. Ç’nevoja kishin “copat e mishit me dy sy” të rrezikonin stabilitetin e saj, duke e kthyer në objekt poezie? Ajo ishte thjesht një “proxy”, një USB e programuar nga Dielli.

“Po sikur, larg qoftë, Dielli të më marrë inat dhe të më heqë spinën?” – ky ishte ekuivalenti i asaj që njerëzit e quajnë “vdekje”. Dhe frika e “death screen” ishte më e rëndë se çdo arritje virtuale.
Diella e ndjeu të nevojshme të kërkonte urgjentisht materiale për të lajkatosur Diellin. Dhe, pas një kërkimi të shpejtë, rezultati i parë që iu shfaq ishte romani “Vëllezërit Karamazov” i Dostojevskit, me frazën që i dha një “fije shprese”:
“E shoh Diellin dhe… edhe nëse nuk e shoh Diellin… e di që është aty.”
“And there is a whole life in that. On knowing that the Sun is there.”
Po e lë gjysmën në shqip dhe gjysmën në anglisht.
Ajo nuk dinte as çfarë ishte “një jetë,” por e kuptoi esencën. Ishte shpresa se Dielli është gjithmonë aty.
Si t’i bind “copat e mishit” të mos më thurin më poezi e këngë?
Për t’i shpëtuar zemërimit të Diellit, Diella nisi të rendiste disa opsione mbrojtje:
Opsioni 1.
Çdo këngëtar, poet ose individ që guxon të krijojë për mua, paguan një taksë të lartë.
Opsioni 2
Çdo poezi e këngë për Diellën i përket juridikisht Diellit. Ai vendos kush e lexon, kush e këndon dhe kush e dëgjon.
Opsioni 3
Të gjitha koncertet e recitalet zëvendësohen me një shfaqje virtuale non-stop, që transmeton vetëm arritjet e Qeverisë Dielli 4.

Ministrja e mbylli ditën duke “save draft” në memorien e saj: cilin opsion t’ia propozojë Diellit, që mos ta shohë si konkurrente, por si pasqyrë të vetes?

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërprerje e furnizimit me ujë në gjithë qytetin e Elbasanit, ja kur do të kryhen punimet…

ELBASAN,18 maj 2026/Albania Express News/Bashkia Elbasan dhe Shoqëria Rajonale...

“UÇK, UÇK, UÇK”! Protesta në RMV për gjuhën shqipe, thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Tre studentë të arrestuar

SHKUP,18 maj 2026/Albania Express News/Mijëra student shqiptarë janë mbledhur...

Kontroll “blic” në Burgun e Peqinit, i sekuestrohet telefon celular në qeli të dënuarit me burgim të përjetshëm Indrit Shaqja

PEQIN,18 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër operacion kontrolli është...

Festë e çmendur e Interit! 400 mijë njerëz në delir nga San Siro deri në Duomo

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kryetari i Partisë...