Nënkryetari i PD ,Boçi nxjerr emrat e katër kandidatëve demokratë për Bashkinë e Tiranës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, deputeti Luçiano Boçi, është shprehur se kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës duhet të ketë një profil me dimension kryesisht publik, por edhe politik.
Boçi gjatë diskutimit përmendi gjithashtu disa emra kandidatësh, që sipas tij kanë potencial për të fituar garën në Bashkinë e Tiranës, si analisti Fatos Lubonja, Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi.
“Gjetja e zgjidhjes në këtë ekuacion me shumë faktorë të barabartë është disi jo e lehtë, por që do ketë një zgjidhje. Ka arsyetimet e veta çdo lloj formati i kandidatit.Tirana ka specifikën e vetë pasi është një konglomerat prurjesh nga e gjithë Shqipëria, konglomerat shtresash, përfaqësues të botëve të ndryshme, të biznesit dhe shoqërisë dhe imponon edhe në situatën politike në të cilën jemi, një kandidat që të jetë më shumë në dimensionin publik i shfaqur, por jo mos të ketë dimension politik.
Nuk po kërkoj zgjidhje të ndërmjetme, por nuk mund të gjesh një kandidat pa pasur një simpati apo angazhim politik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...