Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi ka nisur pa humbur kohë punën për gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes socialistëve dhe demokratëve, e cila rrjedhimisht do të çojë edhe në plotësimin e vakancave për komisionet parlamentare.
Ditën e hënë, në orën 11:00, Niko Peleshi ka thirrur Konferencën e Kryetarëve dhe do të kërkojë nga opozita që të miratojë listën e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe emrat zëvendësues.
Partia Demokratike ka zgjedhur katër emrat që do të drejtojnë komisionet e tyre dhe 7 nënkryetarët në komisionet e drejtuara nga PS, por refuzon t’i depozitojë zyrtarisht në Kuvend sepse kundërshton ndryshimin e njëanshëm të Rregullores.
Demokratët bojkotuan votimin e strukturës se re të Kuvendit duke paralajmëruar betejë në Gjykatë Kushtetuese, ndaj dhe kryetari Niko Peleshi është vënë në lëvizje për të gjetur një gjuhë të përbashkët për palët, si dhe të nisë pa humbur kohë puna në komisione.
4 komisionet që do të drejtohen nga opozita:
Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Nënkryetarët e opozitës në komisionet që do të drejtojë PS:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nënkryetar Eno Bozo
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – nënkryetar Oerd Bylykbashi
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – nënkryetar Klevis Balliu
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – nënkryetar Bledi Himci
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – nënkryetar Xhelal Mziu
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – nënkryetar Albana Vokshi
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – nënkryetar Ivi Kaso
Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë PS:
Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut – Ulsi Manja
Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme – Igli Hasani
Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (Bujqësia) – Blendi Klosi
Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat – Milva Ekonomi
Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare – Bledi Çuçi
Kryetare e Komisionit për Infrastrukturën dhe Burimet Natyrore – Anila Denaj
Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri
Kryetar i komisioni Nisama Qytetare – Fatmir Xhafaj.