“Zemërimi i shkronjave” rikthehet pas 40 vitesh në Teatrin e Kukullave

Pas 40 vitesh, Teatri i Kukullave solli premierën e komedisë muzikore “Zemërimi i shkronjave” të Minerva Kumit, përshtatur nga regjisori Endri Çela.

Shfaqja u prit me sallë të mbushur nga fëmijë, prindër e gjyshër, duke sjellë emocione dhe kujtime nga brezat e mëparshëm. Me humor, muzikë e kukulla, ajo përcolli mesazhin për rëndësinë e përdorimit të drejtë të gjuhës shqipe.

Në qendër janë Olsi e Ini, dy djem që shpikin një shqipe “moderne”, derisa shkronjat rebelohen dhe ikin nga fjalori. Aktorët Florian Kokona, Ilia Kaçi, Esmeralda Kame, Ermonela Alikaj, Erdit Asllanaj, Jorida Meta dhe Madi Selimi mbajtën publikun të magjepsur, ndërsa fëmijët u bënë pjesë e shfaqjes me duartrokitje e vallëzim.

Projekti u realizua në bashkëpunim me EU4Culture, “Marionetat e Trashëgimisë” dhe “ANNEX Labs”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...