BE autorizon ilaçin për trajtimin e depresionit te gratë pas lindjes

Gratë që vuajnë nga depresioni pas lindjes do të kenë së shpejti një trajtim të posaçëm me medikamentin “zuranolone” në Bashkimin Evropian, pas miratimit nga Komisioni Evropian.Depresioni pas lindjes (PPD) është një gjendje e shëndetit mendor që mund të prekë gratë pas lindjes.Simptomat përfshijnë trishtim, ankth, lodhje dhe vështirësi në funksionimin e përditshëm.“Gjendja depresive pas lindjes mund të jetë e rëndë dhe afatgjatë, me pasoja negative si për nënën ashtu edhe për fëmijën”, shkroi sot komisioni në një komunikatë për shtyp.Deri më tani nuk ka pasur trajtime të miratuara posaçërisht për PPD-në, ndërsa antidepresantët standardë shpesh kanë nevojë për kohë të gjatë përpara se të lehtësojnë simptomat.Ky ilaç i ri, që merret vetëm me recetë në formë orale, mund të reduktojë simptomat depresive pas dy javësh trajtimi,tha komisioni.Zuranolone u miratua pas një vlerësimi nga Agjencia Evropiane e Barnave.Megjithatë, ky medikament nuk rekomandohet gjatë periudhës së gjidhënies dhe shtatzënisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Jam lodhur shpirtërisht”/ Gazetari Xhensil Shkëmbi apel për vajzën e sëmurë: Ka ardhur koha që shteti të përgjigjet

KORÇË,20 maj 2026/Albania Express News/Gazetari Xhensil Shkembi ka përcjellë...

Miratohen tre shpronësime për projekte infrastrukturore në Elbasan, Lushnjë dhe aksin Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Këshilli i Ministrave miratoi sot...

“Aeroportin le ta marrin”, Behgjet Pacolli shpërthen ndaj shtetit: U cenua dinjiteti i punëtorëve dhe imazhi i Shqipërisë

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News/Reagimi i biznesmenit dhe ish-presidentit...