Spitalla Solar, licencë për parkun fotovoltaik 100 MW në Durrës

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën e licencimit për Shoqërinë “Spitalla Solar”, e cila do të ndërtojë një park fotovoltaik 100 MW në Spitallë të Durrësit. Projekti fitues u garantua nga kompania franceze Voltalia pas një tenderimi ndërkombëtar të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në diversifikimin e burimeve të energjisë në vend.

Parku do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 120,85 ha, pranë zonës Porto Romanos dhe Parkut Industrial Spitallë. Ai do të lidhet me rrjetin e transmetimit përmes një nënstacioni të ri 110 kV dhe linje të dedikuar 110 kV. Kapaciteti i instaluar do të jetë 100 MW, nga të cilat 70 MW do të blihen nga OSHEE me çmim të paracaktuar dhe 30 MW do të tregtohen në treg të lirë.

Voltalia është fituese e një ankandi të mëparshëm për Karavastanë, duke ofruar një çmim prej 24,89 €/MWh për megavat. Parku i Spitallës është i dyti më i madh i këtij lloji në Shqipëri dhe pritet të përmirësojë bilancin energjetik, duke ulur varësinë nga hidrocentralet, që aktualisht mbulojnë mbi 90% të prodhimit total. Sot, rreth 10% e energjisë në vend gjenerohet nga dielli, ndërsa pjesa tjetër mbështetet në HEC-et e kaskadës së Drinit dhe HEC-et private.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së në Festivalin Respighi të Bolonjës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe...

BRUKSEL – Dhjetëra mijëra protestues kundër shkurtimeve të buxhetit

Policia e Brukselit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka...

Edicioni IV i Kupës së Ambasadorit, aktivitet sportiv në Javën Kulturore Japoneze

Tirana priti për të katërtin vit radhazi Kupën e...