Berisha denoncon: “Balluku e përgjuar duke kërkuar përqindje për tender”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke u mbështetur në atë që e quan “qytetari dixhital”. Sipas tij, Balluku lakohet në disa biseda telefonike, ku përmendet si përfituese e përqindjeve të majme nga tenderë publikë.

Berisha deklaroi se ka marrë informacion se në një bisedë telefonike mes një biznesmeni dhe një personi tjetër, emri i Ballukut është përmendur si përfituesja e një përqindjeje të madhe për të akorduar një tender. Po sipas tij, ekziston edhe një regjistrim i kësaj bisede, i cili i është dërguar nëpërmjet Ergys Agasit, kryeministrit Edi Rama, rreth dy javë më parë.

“Në vend që ky regjistrim të shërbente për hetim, Rama nuk u step aspak për ta emëruar Ballukun zëvendëskryeministre. Me të e lidhin afera të tmerrshme, si tuneli i Llogarasë apo inceneratorët”, – deklaroi Berisha.

Berisha shtoi se Balluku është përgjegjëse për skandalin e tunelit të Llogarasë, ku sipas tij janë zhdukur jo 50, por 90 milionë euro. Ai përmendi gjithashtu edhe çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke e akuzuar se ka bllokuar mbikëqyrjen që i takonte sipas kontratës.

“Balluku nuk dorëzoi asnjë raport mbi mbikëqyrjen, duke tentuar të fshihte gjurmët e krimit dhe duke ia hedhur fajin Erion Veliajt. Por Veliaj është po aq fajtor, sepse kishte zotim me shkrim për të mbikëqyrur ndërtimin e inceneratorit”, – tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Portugalia i jep Shqipërisë pikët maksimale, Italia na “lë në baltë”/ Si u votua vendi ynë në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,17, maj 2026/Albania Express News/Shqipëria arriti të merrte 145...

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...