Toni Gogu: Tentativa për të goditur Ramën me Kushtetutë, e papranueshme

Pas mbylljes së seancës 25-minutëshe në Kuvend, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, reagoi për mediat duke akuzuar opozitën se ndërpreu debatin parlamentar dhe e shndërroi sallën në arenë dhune.

Gogu tha se mazhoranca ishte e gatshme të zhvillonte debatin për programin qeverisës, por opozita nuk lejoi një proces normal. Ai theksoi se Kuvendi i përket qytetarëve dhe se roli i tij është garantimi i hapësirës për diskutim, por “mungoi debati parlamentar për shkak të sjelljes së opozitës”.

Ministri u ndal edhe te momenti kur kreu i grupit të PD tentoi të godiste kryeministrin Rama me librin e Kushtetutës, duke e cilësuar si dhunë të papranueshme, si verbale ashtu edhe fizike. “Ky është parlamenti i shqiptarëve që duan të shkojnë në Europë dhe duhet të jetë i lirë nga çdo shenjë dhune”, deklaroi Gogu.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

LIGA E KONFERENCËS / Egnatia e Rrogozhinës kërkon një tjetër rezultat pozitiv në transfertën daneze

Trajneri Nevil  Dede nuk bën ndryshime në formacionin titullar...

Tregu i sigurimeve u rrit me 1,9% në 9-mujorin e këtij viti

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Tregu i sigurimeve...

Nisma e Borussia Dortmund/ Shpërblen tifozët në stadium, ja për çfarë bëhet fjalë…

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Borussia e Dortmundit...