Largohen nga detyra katër nënkryetarë të bashkisë së Tiranës, ja kush janë emrat e rinj që do t’i zëvendësojnë

Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga posti që mbanin në këtë institucion.

TIRANË- Katër nënkryetarë të bashkisë së Tiranës janë liruar nga detyra. Bëhet me dije se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga posti që mbanin në këtë institucion.  Ndërkohë janë caktuar edhe katër emrat që do të jenë nënkryetarët e rinj, të cilët janë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Ndryshimet vijnë pas takimeve të zhvilluara nga kryeministri Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit. Në mbledhjen e fundit, Rama kishte kërkuar gjithashtu që bashkia të ishtë me 5 nënkryetarë dhe secili prej tyre të kishte një profil të caktuar. Ndërkohë raportohet se në mbledhje, kryetares së komanduar të bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit, Rama i ka ngarkuar pjesën e digjitalizimit në këtë insititucion.

Ende nuk dihet nëse në bashkinë e Tiranës, mund të ketë zgjedhje të reja, për shkak se kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në burg prej disa muajsh. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

albaniaexpress.al

 

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Saranda në hartën e kroçierave, mbërrin “Sapphire Princess” me 2700 turistë

SARANDË /Albania Express News/Në orët e para të mëngjesit,...

Ajshel Zykollari, ylli i ri nga Elbasani që shkëlqeu në “Urta Fest Junior”

Një mbrëmje e mbushur me emocion, dritë dhe ëndrra...

Bashkia Elbasan reagon ndaj aludimeve për kaos financiar: Faktet dhe e vërteta mbi raportin e KLSH

Bashkia Elbasan ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik në...

Më 9 prill festivali “Roma Romale-Roskovec 2026”, edicioni që ngre në piedestal kulturën rome

ROSKOVEC /Albania Express News /Festivali “Roma Romale 2026” rikthehet...