Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u takua me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, z. Andreas Norlén, dhe Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, z. Shalva Papuashvili

Gjatë Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve në Gjenevë, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi sot takime dypalëshe me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlén, dhe Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili.

Kryetarja Spiropali diskutoi me Kryeparlamentarin suedez Norlén, mbi marrëdhëniet politike mes dy vendeve, mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimin e partneritetit në NATO dhe kontributin e përbashkët për sigurinë dhe paqen. Suedia do të vijojë të mbështetesë integrimin europian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi i deritanishëm mes Kuvendit dhe Riksdag do të vijojë edhe nëpërmjet mbështetjes për lidershipin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, znj. Spiropali vlerësoi marrëdhëniet politike miqësore mes dy vendeve, shprehu vullnetin për forcimin e tyre, mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin e integritetin territorial të Gjeorgjisë si edhe aspiratat për integrimin euroatlantik.

Kuvendi do të mbështesë me asistencë teknike Parlamentin e Gjeorgjisë, si vend kandidat, në procesin e përafrimit të legjislacionit dhe aspekte të tjera të procesit të integrimit europian.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rashela Kotherja ,vizionarja e brezit të ri në historinë frymëzuese të suksesit të Elite Travel Group

TIRANË,19 maj 2026/Albania Express News/Për më shumë se 25...

Ronaldo synon ëndrrën e madhe të Botërorit, trajneri Martinez zbulon listën e lojtarëve të thirrur

PORTUGALI,2026/Albania Express News/Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka publikuar...

Shpërthim me bombë pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Siri/ Vdes një ushtar, plagosen 18 të tjerë

SIRI,19 maj 2026 /Albania Express News/Ditën e sotme një...