Platformë e re për të rinjtë shqiptarë, lidhja me kompanitë amerikane për startup-e dhe mentorim

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka inicuar krijimin e Komitetit të Sipërmarrësve të Rinj dhe Inovacionit, një platformë e re që synon të forcojë lidhjet mes gjeneratës së re të profesionistëve dhe kompanive amerikane që operojnë në rajon. Komiteti do të ofrojë mundësi për mentorim, mbështetje në zhvillimin e ideve të reja dhe startup-eve inovative, duke e bërë Shqipërinë një qendër më të hapur për sipërmarrjen dhe inovacionin.

Në kuadër të ngritjes së Komitetit, zëvendëspresidenti i AmCham, Rexhino Cekrezi, dhe drejtori ekzekutiv, Neritan Mullaj, zhvilluan së fundmi një seri takimesh në Bruksel me përfaqësues të AmChams in Europe dhe AmCham Belgium. Qëllimi i këtyre takimeve ishte të merren mësime nga praktikat evropiane mbi angazhimin e të rinjve, përfshirjen e bizneseve në programe mentorimi dhe forcimin e lidhjeve transatlantike në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrjes.

AmCham thekson se një pjesë e rëndësishme e diskutimeve u fokusua te roli i partnerëve të biznesit dhe organizatave jofitimprurëse në Shqipëri dhe mënyra sesi ata mund të kontribuojnë në zhvillimin e këtyre nismave. Komiteti synon të krijojë një ekosistem mbështetës për të rinjtë shqiptarë, duke i lidhur ata me liderë ndërkombëtarë dhe mundësi të reja për zhvillim profesional.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...