Asllani dhe Ismajli titullarë, Torino merr tre pikë të rëndësishme në “Olimpico”

Torino ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Romës, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Serie A, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në “Olimpico”.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 59-të nga Simeone, duke i dhënë Torinos tre pikë shumë të vlefshme ndaj një rivali të fortë.

Në këtë përballje, dy yjet e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli, ishin titullarë për Torinon dhe kontribuan në lojën e mirë të ekipit mysafir.

Ky rezultat është një fitore e rëndësishme për Torino, që tashmë merr një start pozitiv në këtë sezon të Serie A.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME