Parku Arkeologjik i Shkodrës, destinacioni më i vizituar kulturor në Shqipëri

Parku Arkeologjik i Shkodrës vazhdon të kryesojë listën e destinacioneve të trashëgimisë kulturore më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj. Sipas shifrave të tetëmujorit të këtij viti, ky park është vizituar nga rreth 125 mijë turistë.

Kalaja e Rozafës dhe historia e saj tërheq vizitorët vendas dhe të huaj. Gjatë sezonit veror, Shkodra ofron gjithashtu aktivitete për liqenin, malet, si dhe atmosferën e saj mikpritëse dhe plot sharm.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau pamje nga Kalaja e Shkodrës, ku turistët eksplorojnë bukuritë e peizazhit dhe vlerat arkeologjike të këtij siti kulturor. Gonxhja deklaroi: “124,856 vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe bota kanë vizituar Parkun Arkeologjik të Shkodrës që nga fillimi i vitit, duke e renditur atë ndër destinacionet më të preferuara të turizmit kulturor në vend.”

Parku Arkeologjik i Shkodrës është një vend ku historia dhe natyra krijojnë një peizazh unik. Kalaja e Rozafës ndodhet mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna dhe lumi Drin, me një sipërfaqe prej rreth 9 hektarësh. Ajo tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj dhe ofron pamje mahnitëse për shkak të pozicionit strategjik.

Objektet monumentale dhe historike më të spikatura të kalasë përfshijnë:

  • Barbakani, ndërtuar në shekullin XV në hyrje të kalasë
  • Kisha e Shën Stefanit, ndërtuar në shekullin XIII, e cila u transformua më pas në xhami pas pushtimit osman
  • Kapiteneria e periudhës veneciane, që sot shërben si Muzeu i Kështjellës

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dritëhijet e Rindërtimit/ BIRN: Pas 6 vitesh nga tërmeti, banorët ende në pritje të shtëpive!

Gjashtë vjet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, qindra...

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, promovon prodhimet lokale dhe ushqimet tradicionale

Në Peqin u zhvillua panairi tradicional i Gjelit të...