Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Hagë, dëshmia e parë e mbrojtjes së Thaçit

James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ka shërbyer si ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pritet të nisë sot dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë të Holandës, do të nisë në orën 9:00, ndërsa për publikun transmetohet me 45 minuta vonesë në faqen zyrtare të gjykatës.

Rubin është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit, e cila ka parashikuar të sjellë rreth 11 dëshmitarë në gjykatë. Më pas, procesi do të vazhdojë me dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Bashkë me Thaçin dhe Krasniqin, në Hagë po gjykohen edhe ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, të cilët nuk kanë parashikuar të paraqesin dëshmi mbrojtëse. Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës. Të katërt kanë deklaruar se janë të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Paraqitja e provave të mbrojtjes vjen katër muaj pas përfundimit të dëshmive të prokurorisë, e cila kishte sjellë 125 dëshmitarë dhe mbi 130 dëshmi në shkrim. Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mohon akuzat, duke argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së u bë publike në vjeshtën e vitit 2020, dhe ata qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Sheveningen të Hagës. Gjykimi nisi në prill të vitit 2023, ndërsa gjyqtarët presin që mbrojtja të paraqesë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor 2025.

Në anën tjetër, të dielën më 14 shtator, shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në Hagë në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Kryeministri Edi Rama, duke reaguar pas protestës, theksoi: “Drejtësi pra, drejtësi, vetëm drejtësi. Asgjë më shumë e asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.” Protesta u organizua nga mërgata shqiptare dhe u mbështet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), duke bashkuar shqiptarë nga vende të ndryshme të botës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...