PD denoncon shpërdorimin e fondeve publike në sektorin e mbrojtjes

Partia Demokratike ka ngritur sot alarmin për një tjetër rast të shpërdorimit të fondeve publike, këtë herë në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, akuzoi qeverinë se ka kthyer tenderat shtetërorë në instrument për pasurimin e familjarëve dhe klientëve të Partisë Socialiste.

Objekt i denoncimit është një procedurë e kufizuar tenderimi e zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga ministri Pirro Vëngu, për projektin: “Ndërtimi i rrethimit të jashtëm pjesor, sistemi i vëzhgimit me kamera, rrjeti i ndriçimit perimetral, ndërtimi i portave hyrëse dhe vendqëndrimi i rojeve në pronën nr. 318 dhe 319, Mengël, Elbasan”.

Sipas Vangjelit, në këtë procedurë konkurruese mori pjesë vetëm një operator ekonomik, i cili u shpall fitues me një ofertë prej 460 mijë euro, që përbën 98% të fondit limit. Kjo ngre dyshime serioze për mungesë transparence dhe konkurrencë reale.

Fituesi i tenderit është një bashkim operatorësh i përbërë nga dy kompani me lidhje të ngushta me pushtetin vendor të PS:

  • “G & M CONSTRUCTION 07” sh.p.k., në pronësi të Maliq Zotkaj, djali i kryebashkiakut të Poliçanit, dhe Oligert Dyrmishi, ish-drejtor ndërtimi në të njëjtën bashki.
  • “ASI-2A CO” sh.p.k., në pronësi të bashkëshortit dhe kunatit të Eleni Gjikondaj, ish-zv/kryetare e Bashkisë Fier dhe aktualisht këshilltare për çështjet ekonomike në të njëjtën bashki.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...