“Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim”

Nga Eduart Ndocaj

Edi Rama ka formuar qeverinë e tij të katërt, por në thelb ka ndërtuar një kabinet fantazmë, pa personalitete, pa identitet, pa përfaqësim. Kjo është një qeveri që nuk përfaqëson më qytetarët, por interesat personale dhe klienteliste të një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin. Ministra pa asnjë përvojë politike, pa asnjë peshë publike, pa asnjë lidhje me realitetin e njerëzve. Kukulla në një skenë që drejtohet vetëm nga Edi Rama.

Shqipëria është në krizë të thellë politike, institucionale dhe morale. Nuk ka opozitë funksionale në Parlament, nuk ka ndarje pushtetesh, as kontroll mbi qeverinë. Demokracia shqiptare është zhbërë nën një regjim të heshtur, por të egër, ku kryeministri sillet si një sundimtar, jo si një përfaqësues i popullit.

Ajo që të dhemb më shumë është mënyra sistematike me të cilën ky regjim ka margjinalizuar Veriun e Shqipërisë. Ky rajon, që ka dhënë më shumë për kombin se çdo tjetër, sot është zhdukur nga harta politike e vendit. Asnjë ministër nga Veriu, asnjë përfaqësim real në vendimmarrje, asnjë investim madhor, asnjë përkujdesje. Veriu është lënë në harresë të plotë. Kjo nuk është thjesht shpërfillje, është përbuzje.

Edi Rama nuk e duron Veriun sepse Veriu nuk përkulet. Nuk i pëlqen zëri i drejtë, mendimi i lirë, karakteri i fortë. Ai kërkon një vend të gjunjëzuar, të qetë, të nënshtruar. Por Shqipëria e vërtetë nuk është e tillë. Dhe ne, si qytetarë, si bij të kësaj toke, nuk kemi më luksin të heshtim.

Është koha për të reaguar!

Nuk mjafton më zemërimi në rrjete sociale, as dëshpërimi pas derës së shtëpisë. Ne kemi nevojë për një zgjim qytetar, për një revoltë morale, për një lëvizje që të vijë nga poshtë dhe të tronditë themelet e kësaj qeverisjeje të korruptuar. Të gjithë ata që ndihen të papërfaqësuar, të përbuzur, të lënë në harresë duhet të ngrihen. Nuk është thirrje për dhunë, por për ndërgjegje, për bashkim, për zë.

Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Veriut, të gjithë shqiptarëve që ende besojnë në dinjitet, mos prisni shpëtimtarë. Jemi vetë zëri, shpresa dhe reagimi që ky vend ka nevojë. Le të mos e lëmë Shqipërinë në duart e një njeriu që e sheh pushtetin si pronë dhe popullin si spektator të heshtur.

Sot është dita për të folur. Nesër mund të jetë vonë.

Shqipëria nuk do të ringrihet nga zyrat e Tiranës, por nga ndërgjegjja e qytetarëve të vërtetë.

Dhe Veriu ka qenë gjithmonë aty ku nis zgjimi. Le të nisë edhe tani!

*Autori është ish-Deputet i Kuvendit të Shqipërisë

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr...

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Nga  Alban Daci Madje, as nuk ka nevojë për të...

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e...