Pallati i Sportit “Tomorr Sinani” hapet me volejboll, Elbasani mposhtet nga Studenti

Pasditen e sotme, Pallati i Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan çeli zyrtarisht dyert me një sfidë volejbolli për meshkuj, ku skuadra vendase e Elbasanit u përball me Studentin.

Atmosfera ishte festive në rikthimin e këtij impianti sportiv përballë publikut elbasanas, por në fushë dominuan miqtë nga Tirana. Studenti arriti një fitore të pastër me rezultatin 0-3 në sete, duke treguar epërsi të qartë në lojë.

Seti i parë u mbyll me shifrat 9-25, duke reflektuar qartë diferencën mes dy ekipeve në start. Në të dytin, Elbasani u përpoq të reagojë, por përsëri Studentët diktuan ritmin dhe fituan 17-25. Emocionet më të mëdha erdhën në setin e tretë, ku vendasit luftuan deri në fund dhe e çuan rezultatin ngushtë, por përvoja e Studentit vendosi gjithçka në 24-26.

Pavarësisht humbjes, Pallati i Sportit “Tomorr Sinani” u bë sërish skena ku sportdashësit elbasanas gjetën emocionin e tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Elbasani në Greqi, historia e jashtëzakonshme e Ardian Daulles : Si u bë nga puna e vështirë si emigrant në një nga...

Nga Vladimir Selamaj ATHINË, 23 tetor 2026 ,Albania Express News/-Emigracioni...

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas përplasjeve në Kuvend, mblidhet sot sekretariati i Etikës

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Sekretariati i Etikës...

Zbardhet djegia e makinës në Vlorë, në pranga porositësi dhe autori i dyshuar

VLORË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Policia e Vlorës...