Rotacion në qeveri: Manja, Ibrahimaj e Gonxhe entuziastë – Zegjine Çaushi i jep fund historisë me Bardhin

Pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të kabinetit të ri qeveritar, disa prej emrave që nuk vijuan më në postet e tyre ministrore reaguan dje gjatë mbërritjes në seancën e parë të Kuvendit për këtë sesion parlamentar.

Ulsi Manja, Delina Ibrahimaj dhe Blendi Gonxhe shprehën gatishmërinë për detyrat e reja që do të marrin, duke e cilësuar rotacionin brenda qeverisë si pjesë normale të procesit politik.

Nga ana e tij, Ervin Hoxha u shpreh:
“Jemi shumë entuziastë, do të marrim detyra të reja. Është bërë ndarja e detyrave. I uroj pasardhëses sime shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme. Gjithmonë PS-ja e ka treguar se barazia gjinore është shumë e rëndësishme, ajo është kolege me shumë përvojë”.

Ndërkohë, socialistja Zegjine Çaushi theksoi se nuk do të ketë më përplasje me kreun e grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
“Jam e emocionuar, normale. Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar gjatë fushatës. Unë kam një detyrim të dyfishtë, pasi i detyrohem edhe Maldrita Bardhos”, tha Çaushi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, deputetja e Elbasanit ,Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Sara Mila...

Policia nuk duhet të ndez fitilin e dhunës

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e sotme përpara...

Sulmet masive ruse në Kiev/ Shkon në 30 numri i viktimave, Ukraina shpall ditë zie, Zelensky: Po godasin objektivat politike

UKRAINË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Katër persona u vranë...