Olsi Komici: Gati për Librazhdin, për Prrenjasin dhe për Shqipërinë me zemër, besim dhe vizion për të ardhmen

Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun Elbasan, Olsi Komici, ka rikonfirmuar përkushtimin e tij të plotë ndaj komuniteteve të Librazhdit dhe Prrenjasit, në një deklaratë publike ku theksohet qartë vizioni për zhvillim të qëndrueshëm dhe përfaqësim me përgjegjësi.

Gati për Librazhdin, për Prrenjasin, për atdheun me zemër dhe me dashuri që na bashkon si një familje e madhe. Me besim të palëkundur se çdo hap që hedhim sot është një gur themeli për Shqipërinë që ëndërrojmë — një Shqipëri më të fortë, më të drejtë dhe më të bukur për fëmijët tanë,” u shpreh Komici.

Ai nënvizoi se angazhimi i tij nuk qëndron vetëm në fjalë, por në punë konkrete, që çdo ditë sjellin rezultate në terren. Nga investimet në infrastrukturë, tek përmirësimi i shërbimeve bazë, edukimit dhe bujqësisë, Komici tha se qasja e tij është e thjeshtë: të dëgjosh qytetarët dhe të veprosh me përkushtim.

Sipas deputetit socialist, gjatë viteve të fundit në zonën e Librazhdit dhe Prrenjasit janë ndërmarrë një sërë investimesh që kanë ndryshuar ndjeshëm cilësinë e jetës për qytetarët, përfshirë:

  • Rruga hyrëse e re për qytetin e Librazhdit, që ka lehtësuar qarkullimin dhe rritur sigurinë rrugore.
  • Rikonstruksione të shkollave dhe investime në arsimin fillor dhe të mesëm.
  • Projekte për zgjerimin e ujësjellësit dhe përmirësimin e kanalizimeve në zonat rurale.
  • Mbështetje për fermerët përmes subvencioneve dhe trajnimeve për agroturizmin.
  • Programe për fuqizimin e të rinjve dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës.

“Librazhdi dhe Prrenjasi kanë potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim dhe detyra jonë është ta çlirojmë atë potencial përmes planeve të mirëstrukturuara dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin,” deklaroi Komici.

Në një kohë kur shpesh politika perceptohet si e pranishme vetëm gjatë fushatave zgjedhore, Komici e theksoi se angazhimi i tij në terren është i përditshëm dhe i vazhdueshëm.

Ne nuk jemi këtu vetëm për zgjedhje. Ne jemi këtu çdo ditë për të dëgjuar, për të ndihmuar dhe për të ndërtuar bashkë me njerëzit.”

Deputeti i Qarkut Elbasan u shpreh se do të vazhdojë të qëndrojë pranë qytetarëve të tij me transparencë, përfaqësim dinjitoz dhe vendosmërinë për të çuar përpara çdo projekt që sjell përmirësim real në jetën e njerëzve.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME