Rama shpall kabinetin e ri qeveritar pas zgjedhjeve të 11 majit, supriza me emra të rinj

Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e emrave të kabinetit të ri qeveritar, që do të drejtojë vendin në mandatin e katërt të Partisë Socialiste pas zgjedhjeve të 11 majit.

Në postin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës do të vijojë Belinda Balluku, ndërsa Niko Peleshi është propozuar për kryetar të Kuvendit dhe Klodiana Spahiu për nënkryetare. Drejtimin e grupit parlamentar socialist do ta marrë Taulant Balla.

Kabineti përfshin disa emra të rinj në poste kyçe:

  • Albana Koçiu – ministre e Punëve të Brendshme

  • Elisa Spiropali – ministre e Punëve të Jashtme

  • Petrit Malaj – ministër i Financave

  • Blendi Gonxhja – ministër i Turizmit

  • Mirela Kumbaro – ministre e Arsimit

  • Evis Sala – ministre e Shëndetësisë

  • Delina Ibrahimi – ministre e Ekonomisë

  • Besfort Lamallari – ministër i Drejtësisë

  • Pirro Vengu – ministër i Mbrojtjes

  • Andis Salla – ministër i Bujqësisë

  • Toni Gogu – ministër për Marrëdhënie me Parlamentin

Me këtë kabinet, Rama synon të kombinojë përvojën politike me prurjet e reja, duke përgatitur skuadrën që do të zbatojë programin qeverisës të mandatit të ri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Humbja e zgjedhjeve nga Milei do të ketë pasoja, Trump kërcënon të ndërpresë ndihmën për Argjentinën

Ndihma financiare, që synon të stabilizojë ekonominë e Argjentinës,...

Parashikimi i motit për sot, 15 tetor 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga...