Niko Peleshi kryetar i ri i Kuvendit, Taulant Balla drejtues i Grupit Parlamentar

Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste u mblodh sot, ku kryeministri dhe njëherazi kreu i PS-së, Edi Rama, prezantoi qeverinë e re për mandatin e tij të katërt në drejtimin e vendit.

Në fjalën e tij, Rama bëri të ditur emrat që do të marrin postet kyçe të lidershipit institucional, duke nisur nga drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë. Kryeministri propozoi Niko Peleshi si kryetar të ri të Kuvendit, duke e konsideruar atë si figurën e duhur për të vijuar punën e nisur nga Elisa Spiropali.

“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë”, – u shpreh Rama.

Ndërkohë, Rama konfirmoi se Klodiana Spahiu do të mbajë postin e nënkryetares së Kuvendit.

Një tjetër vendim i rëndësishëm i shpallur nga kreu i PS-së ishte emërimi i Taulant Ballës si kryetar i Grupit Parlamentar socialist. Rama theksoi se përvoja e gjatë e Ballës dhe angazhimi i tij politik e bëjnë atë personin e duhur për të udhëhequr grupin në mandatin e ri.

“Sa i përket drejtimit të grupit të ri parlamentar, ka shumë pak për t’u menduar. Për eksperiencën e gjatë, Taulant Balla është deputeti i duhur”, – deklaroi Rama, duke sqaruar se ai do të koordinojë veprimtarinë e deputetëve të shumicës dhe do të mbështesë zbatimin e programit qeverisës në Kuvend.

Me këto ndryshime, Partia Socialiste synon të forcojë lidershipin institucional dhe të nisë mandatin e katërt me një skuadër që, sipas Ramës, kombinon përvojën me vizionin për zhvillim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërprerje e furnizimit me ujë në gjithë qytetin e Elbasanit, ja kur do të kryhen punimet…

ELBASAN,18 maj 2026/Albania Express News/Bashkia Elbasan dhe Shoqëria Rajonale...

“UÇK, UÇK, UÇK”! Protesta në RMV për gjuhën shqipe, thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Tre studentë të arrestuar

SHKUP,18 maj 2026/Albania Express News/Mijëra student shqiptarë janë mbledhur...

Kontroll “blic” në Burgun e Peqinit, i sekuestrohet telefon celular në qeli të dënuarit me burgim të përjetshëm Indrit Shaqja

PEQIN,18 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër operacion kontrolli është...

Festë e çmendur e Interit! 400 mijë njerëz në delir nga San Siro deri në Duomo

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kryetari i Partisë...