Kryebashkiaku i Vlorës largohet: Mesazhi emocionues i Dredhës për bashkëpunëtorët

Pas dorëheqjes nga detyra e kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha i ka dërguar një mesazh bashkëpunëtorëve të tij:

“Kënaqësi të ju shërbeja, edhe pse nuk arrita t’ju zgjidhja të gjitha hallet. Faleminderit dhe më ndjeni që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht për mua ka qenë privilegj dhe kënaqësi t’ju shërbeja. Ju uroj më të mirën juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt, Ermali.”

Dredha mori detyrën e kryebashkiakut në vitin 2023, duke zëvendësuar Dritan Lelin.

Dorëheqja e tij vjen pas kritikave nga kryeministri Edi Rama, i cili më herët e pati kritikuar për mënyrën e menaxhimit të Kadastres së Vlorës:

“Si mund të merren në punë në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit, si mundet kjo Ermal. Kadastra e Vlorës është simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit; aty s’është ndërruar një por 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjithë burimet e krahut, kemi kaluar nga krahut tjetër për të marrë. Të vihen njerëz jashtë profilit është e papranueshme.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Moti “çmendet” në Elbasan! Stuhi e fuqishme me shi, breshër dhe erëra të forta paralizon qarkullimin në qytet

ELBASAN, 3 kortik 2026/Albania Express News/-Një stuhi e fortë...

PD Elbasan përmbyll riorganizimin e strukturave drejtuese, zgjidhen nënkryetarët dhe emërohet sekretari politik

ELBASAN,3korrik2026/Albania Express News/- Dega e Partisë Demokratike në Elbasan...

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari: Policia u sulmua e para në protestë, vandalët nuk mund të quhen protestues

ELBASAN, 3 korrik 2026/Albania Express News/- Ministri i Brendshëm,...