Turizmi gjeneron 2,1 miliardë euro në ekonominë shqiptare gjatë 6-mujorit 2025

Turizmi vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare. Banka e Shqipërisë publikoi të dhënat më të fundit, sipas të cilave gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, vizitorët e huaj kanë shpenzuar rreth 2,1 miliardë euro, një rritje me 7,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Në këtë periudhë, sipas INSTAT, Shqipëria ka pritur 4,7 milionë turistë të huaj, me një rritje prej rreth 5% nga një vit më parë. Përveç plazheve dhe klimës së favorshme, vizitorët janë tërhequr edhe nga zonat malore, trashëgimia historike e kulturore, si dhe mikpritja e njohur e shqiptarëve.

Nga ana tjetër, edhe shqiptarët kanë rritur shpenzimet për udhëtime jashtë vendit. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, ato arritën në 1,3 miliardë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 7,5%.

Megjithatë, bilanci i udhëtimeve mbetet pozitiv. Diferenca mes të ardhurave nga turistët e huaj dhe shpenzimeve të shqiptarëve jashtë arriti në 800 milionë euro, duke treguar fuqinë eksportuese të turizmit shqiptar.

Sipas ekspertëve, turizmi tashmë është kthyer në një aktivitet gjithëvjetor, që jo vetëm sjell të ardhura të mëdha për ekonominë, por edhe e promovon Shqipërinë si një destinacion të qëndrueshëm dhe konkurrues në rajon.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Llatja “dush të ftohtë” për Policinë Bashkiake: 22 paralajmërime për largim

Gjatë një mbledhjeje rutinë me efektivët e Policisë Bashkiake...

“5 Maji” – Lagjja që u kthye në qytet brenda qytetit

Nga Miranda Sadiku  Nëse dikur ishte një cep i qetë,...

Indeksi Global i Urisë 2025: Luftërat përgjegjëse për pothuajse gjysmën e rasteve të urisë akute

Njëqind e dyzet milionë njerëz në të gjithë botën...

Meksikë/ Të paktën 66 viktima nga stuhitë e fundit, dhjetra të zhdukur

Autoritetet në Meksikë kanë përditësuar numrin e të vdekurve...