Tre javët më të vështira në Itali, elbasanasi ERJON VISHKULLI mbërrin në Tiranë: S’jam penduar që isha në protestë! Miqtë e mirëpresin në mënyrën e veçantë

TIRANË , 17 nëntor 2026/Albania Express News/-Pas tre javësh në Itali, ku dhe ka kryer me sukes dy operacione për të shpëtuar shikimin në syrin e tij të majtë, Erjon Vishkulli ka mbërritur në Tiranë. Në gjendje të mirë shëndetësore dhe me shpresë që ndërhyrja e tretë të vulosë shikimin e tij të plotë, Vishkulli thotë se kontrollet e fundit për syrin i kanë dhënë shpresë pasi ka arritur të shikojë dritë, ndërsa shton se kontrollin e radhës do e ketë më 17 dhjetor.

“Për momentin fjalët janë të mira për syrin, por siguri nuk kemi. Presim ndërhyrjet edhe, shpresoj të bëhet më e mira. Kontrolli i fundit për syrin më dha shpresë, sepse ndieja dritë. Operacioni i radhës, që është kryesori, aty besoj do të shoh shenjat e para. Më 17 dhjetor kam kontrollin”, u shpreh Vishkulli në intervistën e dhënë për A2CNN.

Më tej, 28-vjeçari nga Elbasani tregoi se pjesa e mbetur në sy ishte hequr që gjatë operacionit të parë në Itali, ndërsa këto ditë të kaluara në Itali për kurim i cilësoi si më të vështirat të jetës së tij. Megjithatë, 28-vjeçari tha se mbështetja e miqve dhe qytetarëve i ka dhënë forcë për të përballuar situatën.

“Sa të kem shqiptarët, është motivi më i madh. Kam pasur këdo, miq, shokë, shqiptarë që kanë ardhur të më takojnë, mesazhe pa fund, telefonata, që më kanë dhënë motivim të madh”, tha ai.

Ditën kur mbeti i dëmtuar, 24 tetor, Vishkulli tha se nuk dëshiron ta kujtojë atë moment, ndërsa shtoi se nuk është penduar që mori pjesë në protestë, ndonëse për pak gati sa nuk e pagoi me dritën e syrit.

“S’dua ta kujtoj atë ditë. Asnjë pendesë që mora pjesë”, përmbylli Vishkulli.

Vishkulli është pritur krahëhapur nga miqtë e tij, të cilët, pasditen e sotme, me makinat e tyre janë rreshtuar njëri pas tjetrit për takimin e shumëpritur me shokun e tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Maran e kaloi klasën, por a mund ta bëjë Shqipërinë të harrojë Sylvinhon

Nga Endi Tufa TIRANË , 17 nëntor 2026/Albania Express News/-Nga...

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

TIRANË , 17 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...