Moti në Shqipëri 10 shtator 2025: Diell, temperatura deri në 34°C

Në vendin tonë pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Paraditja do të karakterizohet nga intervale të gjata me diell, ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin vranësira të lehta kryesisht në zonat malore lindore. Vijat bregdetare dhe zonat e ulëta do të mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët.

Gjatë natës vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të jenë në rritje, si në mëngjes ashtu edhe në mesditë, duke luhatur nga 13°C (Bajram Curri) deri në 34°C (maksimumi në rang vendi).

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke sjellë dallgëzim në brigjet detare deri në 4 ballë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Finalja para finales” në Air Albania! AF Elbasani dhe Egnatia përplasen për titullin e kampionit të Superligës

NGA FATMIR POPJA TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Mbrëmja e sotme...

Bayern, historik me 122 gola në kampionat, por rekordi mbetet në…Torino

MYNIH,17 maj 2026/Albania Express News/Me fitoren 5-1 ndaj Këlnit...

Trashëgimia kulturore e Elbasanit zgjon interesin e turistëve francezë

ELBASAN ,17 maj 2027/ Albania Express News/Muzeu Etnografik vijon...