TIRANË, 31 tetor 2026 /Albania Express News/ – Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje verbale, pas mbërritjes së deputetëve të Partisë Demokratike dhe simpatizantëve të tyre pranë godinës së ministrisë.
Deputetët demokratë dhe mbështetësit e tyre janë afruar në zonën ku po zhvillohet protesta studentore, por prania e tyre nuk është pritur njësoj nga të gjithë protestuesit.
Një prej studentëve është afruar pranë përfaqësuesve të PD-së, duke u kërkuar të largohen nga protesta, në një moment që evidentoi distancën mes një pjese të studentëve dhe përfaqësuesve politikë.
Ndërkohë, protestues të tjerë i kanë pritur deputetët me thirrje të forta, duke artikuluar mesazhin: “Rama në burg, Berisha në burg!”
Thirrjet e protestuesve pasqyrojnë pakënaqësinë ndaj klasës politike dhe kërkesën e një pjese të tyre për një protestë që të mos identifikohet vetëm me një forcë politike.

