PD kundërshton procedurën e Reformës Territoriale, çon në këshille bashkiake draftin alternativ me 100 bashki dhe 12 qarqe

TIRANË, 30 tetor 2026 /Albania Express News/-Edhe pse ligji për Reformën Territoriale 0.2 u miratua në Parlament dhe mund të shfuqizohet vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese, PD ka vijuar me hartimin e draftit të saj për këtë reformë.

Tashmë në bashkitë e vendit ka mbërritur pr.ligji i propozuar nga PD i cili parashikon 100 bashki dhe 12 qarqe.
Si për të vazhduar farsën e marrjes së mendimeve nga pushteti vendor, sërish u kërkohet këshillave bashkiakë dhe këshillave të qarqeve të shprehin mendimin e tyre për këtë pr.ligj brenda 60 ditëve.

Materiali gjithashtu u është dërguar edhe Gjykatës së Lartë, KQZ etj.
PD ka konstatuar sipas saj shkelje në procesin e konsultimeve.
Sipas PD, nisma zyrtare për konsultimet nisi me shkresën Nr. 3573 të Parlamentit, të datës 31 korrik 2026. Bashkitë përkatëse (si p.sh. Bashkia Cërrik apo Lushnje) e protokolluan atë në fillim të gushtit dhe njoftuan zyrtarisht një afat konsultimi prej 60 ditësh, i cili ligjërisht duhet të zgjaste deri më 30 shtator 2026.
​Pavarësisht se ligji dhe njoftimet e vetë bashkive specifikojnë që ky proces zgjat deri në fund të shtatorit, Partia Socialiste e përfshiu projektligjin në kalendarin e punimeve të Kuvendit që në mes të shtatorit, thuhet në shkresën e PD.
​Partia Demokratike shton se sipas Ligjit Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, organet ligjvënëse janë të detyruara të lejojnë kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e nismave, të mbledhin të gjitha rekomandimet, dhe t’u kthejnë përgjigje të argumentuar komuniteteve për pikat që pranohen ose refuzohen.
Duke caktuar votimin në parim në Komisionin e Ligjeve për datën 29 shtator dhe votimin final në seancë plenare për datën 8 tetor, mazhoranca e kthen procesin e konsultimit në një formalitet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME