TIRANË, 30 tetor 2026 /Albania Express News/-Protestuesit refuzojnë dialogun, Edi Rama vendos sërish para Kryeministrisë tavolinën e gurtë
30/10/2026 08:09
Kryeministri Edi Rama ka vendosur edhe mëngjesin e kësaj të premte sofrën e gurtë për dialog me protestuesit.
“Mirëmëngjes”, ka shkruar kreu i qeverisë krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.
Prej disa ditësh, Rama vendos para Kryeministrisë sofrën e dialogut me protestuesit, por këta të fundit nuk e pranojnë një gjë të tillë.

