Aplikimet për pasaportë dhe kartë identiteti, tani edhe online për shqiptarët jashtë vendit

Qytetarët shqiptarë tashmë mund të aplikojnë për pasaportë dhe kartë identiteti online përmes platformës e-Albania, përfshirë edhe shqiptarët rezidentë jashtë kufijve.

Sipas të dhënave të publikuara nga e-Albania, nga janari deri në gusht të vitit 2025 janë kryer 53,408 aplikime, një rritje prej 9.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Që prej vitit 2016, përllogariten 742,969 aplikime online, mesatarisht 82,000 aplikime në vit.

Gjatë procesit të aplikimit, qytetarët zgjedhin datën dhe orën e takimit pranë ambasadës ose konsullatës në vendin ku jetojnë. Pas përfundimit të aplikimit online, qytetarët njoftohen me e-mail për detajet e pagesës dhe dokumentacionin që duhet të kenë me vete ditën e takimit.

Qytetari është i detyruar të paraqitet personalisht në përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve.

Pasaporta ripajiset për arsye të ndryshme, si:

  • udhëtimi ose qëndrimi në vende që kërkojnë afat të caktuar vlefshmërie,
  • ndryshimi i gjendjes civile,
  • plotësimi i fletëve me shënime zyrtare,
  • dëmtimi fizik, humbja ose vjedhja e pasaportës.

Ky proces online e bën më të thjeshtë dhe të sigurt aplikimin për dokumente identiteti, duke kursyer kohë dhe shmangur pritjet në sportele.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ermal Elezi:Krenari të përfaqësoj Gramshin , një vend me rrënjë të thella dhe traditë të çmuar

  Me ndjenjë të veçantë përgjegjësie dhe krenarie, deputeti i...

Formacionet zyrtare/ Ndryshime në masë në radhët e kuqezinjve, si rreshtohen skuadrat në miqësoren Shqipëri-Jordani

Shqipëria pret Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel...

Dumani: Identifikuam 16 grupe kriminale të rrezikshme, 11 milionë euro kriptomonedha të bllokuara

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...