TIRANË, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Në ditën e 13-të të protestës, qytetarët të revoltuar nga plagosja e Erjon Vishkullit, janë solidarizuar duke veshur bluza me imazhin e 28-vjeçarit, mbi të cilat shkruhet: Të gjithë jemi Erjon Vishkulli.
Protesta e sotme që po mbahet aktualisht para Kryeministrisë, ka nisur plot tensione dhe me tone të ashpra të qytetarëve të cilët shprehen se kërkojnë drejtësi për Erjonin, pasi secili prej tyre mund të ishte në vendin e tij, kur plumbi i gomës i preku syrin duke i rrezikuar shikimin.
“Nuk do ta falim, sepse mund të ishte nëna jonë, motra jonë, mund të isha unë. Ai plumb do të japë llogari. Edi Rama është i pari që do të japë llogari për këtë gjë”, shprehet një i ri në protestën para Kryeministrisë.

