TIRANË, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Kjo javë e 8-të e Abissnet Superiore solli surpriza të bujshme dhe ndryshime drastike në të dyja skajet e renditjes ku spikat fitorja e madhe e Skënderbeut në transfertë ndaj Partizanit me rezultatin 2-0 duke e lënë skuadrën e kuqe në vendin e fundit të tabelës me vetëm 4 pikë.
Një tjetër rezultat i bujshëm ishte triumfi i Vllaznisë që ndali Tiranën duke e mposhtur me shifrat 2-0 në Shkodër ndërkohë Laçi mori një fitore minimale por shumë të rëndësishme 1-0 kundër Vorës. Ndërkohë sfida mes Teutës dhe Elbasanit u mbyll pa gola në barazimin 0-0. Në renditjen e përgjithshme Teuta vazhdon të kryesojë e qetë me 20 pikë e ndjekur nga Egnatia me 18 pikë dhe Dinamo City me 12 pikë, dy skuadra që përballen mbrëmjen e së dielës


