TIRANË, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke bërë publike paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, siç e ka cilësuar ai.
Ndërsa prezantoi dhe shtjelloi 6 pikat e kësaj pakete, Rama u ndal edhe te kërkesa për dorëheqjen e tij, duke thënë se kjo nuk mund t’i imponohet në asnjë formë, teksa sërish bëri thirrje për dialog.
“Kjo paketë nuk ka asnjë shpikje allashqiptarçe apo që bie ndesh me lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Kush nuk e do qeverinë apo do largimin tim, është e drejta e tij ta thotë apo ta kthejë në protestë këtë. Unë jam i gatshëm të ulem dhe të dëgjoj këdo që do të më parashtrojë kërkesat, sepse besoj se kush kërkon dorëheqjen time gabon duke menduar që mund të imponohet me dhunë apo formë tjetër, por nuk mendoj se ka gabim për çdo gjë që thotë apo mendon”, tha Rama.

