Hëna e përgjakur mahnit botën, eklipsi spektakolar shihet nga Akropoli në Australi

Eklipsi spektakolar i Hënës, që e mbuloi atë me një ngjyrë të kuqërremtë duke marrë nofkën “Hëna e përgjakur”, u ndoq me kërshëri në shumë vende të botës.

Pamja më e plotë u regjistrua në disa rajone të Afrikës Lindore dhe Australisë, ku eklipsi zgjati një orë e 22 minuta. Në Gjermani, fenomeni ishte i dukshëm rreth orës 20:00, ndërsa në Romë hëna e kuqe u shfaq përmes statujës së famshme të ujkonjës së Kapitolit. Në Greqi, qindra njerëz u mblodhën në Akropol për të parë këtë shfaqje qiellore unike.

Hëna e përgjakur, një eklips total hënor, ka qenë e shoqëruar historikisht me mite dhe besëtytni, shpesh me tone apokaliptike. Në kulturat e lashta nga Babilonia e deri në Amerikën Qendrore, ajo shihej si paralajmërim për luftëra apo fatkeqësi. Por në disa tradita afrikane, përkundrazi, ajo simbolizon “ripërtëritje” pas një beteje mes Diellit dhe Hënës.

Një eklips total ndodh kur Hëna, Toka dhe Dielli janë në një vijë të drejtë, duke bërë që hija e Tokës ta errësojë Hënën. Ngjyra e kuqërremtë krijohet nga atmosfera e Tokës që përthyen rrezet e diellit, duke lejuar vetëm valët e gjata të dritës së kuqe të arrijnë deri në sipërfaqen hënore. Pas këtij spektakli, fenomeni nuk do të shihet më deri në fund të vitit 2027, ndërsa i radhës pritet në prag të Vitit të Ri 2028.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME