Pretendon se ka kaluar afati ligjor, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kërkon shuarjen e dënimit

TIRANË, 12 tetor 2026 /Albania Express News/-Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar parashkrimin e dënimit të dhënë ndaj tij, me pretendimin se ka kaluar afati ligjor për ekzekutimin e tij.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, kërkesa e Llallës është bërë publike në listën e kërkesave penale që lidhen me parashkrimin.
Llalla, i cili është dënuar nga drejtësia shqiptare, kërkon që çështja e tij të shqyrtohet në raport me afatet ligjore të parashkrimit të dënimit.

Mbyllet çështja Llalla në Gjykatën e Lartë! Pranohet heqja dorë nga rekursi e ish-prokurorit të Përgjithshëm
AKTUALITET
Në 13 dhjetor të vitit 2021, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është arrestuar në Romë të Italisë.
Arrestimi i ish-kryeprokurorit erdhi pas një urdhëri që Interpol Tirana kishte lëshuar për të, pas dënimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg.
Ish prokurorit të përgjithshëm veç vendimit të fajësisë i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për pesë vitet e ardhshme, ndërsa i janë konfiskuar disa pasuri mes tyre toka dhe një apartament.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...