Plas te Vllaznia para ndeshjes me Dinamon, lojtarët bojkotojnë sërish stërvitjen për shkak të pagave

SHKODËR, 08 tetor 2026 /Albania Express News/-Situata te Vllaznia vijon të jetë e paqartë pak ditë para ndeshjes me Dinamon.

Futbollistët e ekipit të parë nuk kanë marrë pjesë në seancën stërvitore të parashikuar as pasditen e sotme, ndërsa sipas pretendimeve të tyre, shkak janë bërë pagat e prapambetura.
Në seancën e dytë të parashikuar për ditën e sotme, në ambientet e stërvitjes fillimisht janë paraqitur vetëm katër futbollistë të rinj, Bizi, Uldedaj, Tahiri dhe Ara. Ndërkohë, të pranishëm kanë qenë presidenti Alban Xhaferi dhe drejtori i ri sportiv Alban Hasani, të cilët kanë zhvilluar një takim me pjesëtarët e ekipit.

Pas takimit, katër futbollistët dhe trajneri kanë dalë në fushë dhe kanë zhvilluar seancën stërvitore, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk është përfshirë në stërvitje.
Kjo situatë vjen vetëm pak ditë para përballjes me Dinamon, e programuar më 11 tetor në stadiumin “Loro Boriçi”.
Vllaznia e ka nisur sezonin me vështirësi dhe pas pesë javëve të para renditet në vendin e fundit me dy pikë. Mbetet për t’u parë nëse situata e krijuar do të ndikojë në përgatitjet e skuadrës për sfidën e radhës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...