Cërrik/ Zbardhet në pak orë zjarrvënia në një supermarket, arrestohet 45-vjeçari Agron Mesaj

I dyshuari u identifikua dhe u kap nga Policia pas veprimeve të shpejta operative e procedurale. Nga zjarri u dogjën produkte dhe u rrezikuan punonjësit e subjektit.

CËRRIK, 08 tetor 2026 /Albania Express News/- Policia e Cërrikut ka zbardhur brenda pak orësh një rast të zjarrvënies së qëllimshme në një supermarket në lagjen nr. 3 të qytetit, duke identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar.

Ngjarja është raportuar rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, kur shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik janë njoftuar se në ambientet e një supermarketi ishte vënë qëllimisht zjarr.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet operative dhe procedurale për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e autorit.

Si rezultat i këtyre veprimeve, në pak orë u bë e mundur identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit Agron Musaj ,45 vjeç, banues në Cërrik.

Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e flakëve janë djegur produkte të supermarketit, ndërsa situata ka rrezikuar edhe punonjësit që ndodheshin në subjekt në momentin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve procedurale, materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...