Shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në Elbasan, dëmtohet dera e banesës së një 69-vjeçari

ELBASAN, 7 tetor 2026 /Albania Express News/- Një ngjarje e dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të fundit në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Elbasanit, ku është dëmtuar dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Shefki Frakulli, 69 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse dyshohet se është vendosur pranë hyrjes së banesës, duke shkaktuar dëmtime në derën e jashtme të rrethimit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave. Janë administruar provat dhe materialet e nevojshme, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të kësaj ngjarjeje.

Në banesë sipas burimeve të Albania Express News jeton çifti Frakulli, ndërsa dy djemtë e familjes ndodhen prej vitesh në emigracion, përkatësisht në Angli dhe Itali.

Një nga pistat që mund të verifikohet nga grupi hetimor lidhet me mundësinë që dëmtimi i banesës të jetë një akt intimidues ose mesazh kërcënues ndaj familjes. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka të dhëna zyrtare që të konfirmojnë motivin e ngjarjes apo ndonjë lidhje të saj me aktivitetin e djemve të familjes në emigracion.

Hetuesit pritet të analizojnë çdo rrethanë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes, përfshirë kamerat e sigurisë në zonë, gjurmët e mbledhura në vendngjarje dhe çdo konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur familja.

Për momentin, policia vijon hetimet dhe pritet që veprimet e mëtejshme hetimore të hedhin dritë mbi autorësinë dhe motivin e kësaj ngjarjeje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...