Tragjedi në Greqi/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motomjeteve, ishin miq

KAVALLË, 4 tetor 2026 /Albania Express News/- Një aksident tragjik rrugor ka marrë jetën e dy të rinjve shqiptarë në zonën e Nea Peramos, në Kavallë të Greqisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës, më 3 tetor, në rrugën që lidh Nea Peramos me zonën turistike të plazhit të Ammolofëve, ku një motocikletë u përplas me një skuter elektrik.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit mbetën të plagosur rëndë. Fillimisht humbi jetën një 34-vjeçar, i cili drejtonte motocikletën.

Ndërkohë, drejtuesi tjetër, një 36-vjeçar, u transportua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës, ku u shtrua në Repartin e Terapisë Intensive. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, ai ndërroi jetë gjatë orëve të natës.

Sipas mediave lokale greke, të dy viktimat ishin me origjinë shqiptare dhe ishin miq, duke e bërë edhe më të rëndë tragjedinë për familjarët dhe të afërmit e tyre.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Deri në këto momente, nuk janë bërë publike detaje të plota mbi mënyrën se si ndodhi aksidenti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...