AKT dhe Universiteti i Durrësit, marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e sektorit të turizmit

TIRANË , 3 tetor 2026 /Albania Express News/-Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e kapaciteteve profesionale në sektorin e turizmit dhe forcimin e lidhjes ndërmjet akademisë dhe industrisë turistike.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj, dhe rektori i UAMD-së, prof. dr. Shkëlqim Fortuzi, me synimin për të nxitur praktikat profesionale, programet e studimit dhe punës, trajnimet, projektet e përbashkëta, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e aftësive të reja për studentët dhe profesionistët e turizmit.
“Një partneritet që investon te brezi i ri, forcon kapitalin njerëzor të turizmit shqiptar dhe kontribuon në promovimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues, inovativ dhe gjithëvjetor”, tha Hysaj.
Në fokus të këtij bashkëpunimi, rektori Fortuzi theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive konkrete për studentët, duke e orientuar bashkëpunimin drejt praktikave profesionale, trajnimeve, programeve të studimit dhe punës, projekteve të përbashkëta dhe kërkimit shkencor.
Për UAMD-në, shtoi Fortuzi, ky partneritet është një tjetër hap drejt një universiteti që nuk ndalet te formimi akademik, por ndërton ura të drejtpërdrejta mes studentit dhe tregut të punës.
Kjo marrëveshje është një mundësi më shumë mundësi për studentët, për të qenë sa më pranë profesionit të tyre të ardhshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...