Klevis Muça : Natë pa gjumë për zjarrfikësit e Cërrikut ,orë të gjata në luftë me flakët në fshatrat e Peqin së bashku me kolegët e dhjetra bashkive për të shpëtuar jetën e banorëve dhe banesat nga zjarret

CËRRIK / PEQIN , 3 tetor 2026 /Albania Express News/-Kur shumica e qytetarëve janë tërhequr në shtëpitë e tyre dhe nata ka mbuluar zonën, për efektivët e shërbimit zjarrfikës puna nuk njeh orar. Në terren, mes errësirës, tymit, temperaturave të larta dhe lodhjes së akumuluar, vijon lufta me flakët.

Në këto orë të vështira, efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Cërrikut ishin ndër të parët që mbërritën në ndihmë të kolegëve të Peqinit, duke iu bashkuar përpjekjeve për përballimin e situatës së rënduar në disa zona të kësaj bashkie.

Por situata ka kërkuar një mobilizim shumë më të gjerë. Në terren janë angazhuar dhe u janë bashkuar zjarrfikësve të Peqinit e Cërrikut edhe efektivë dhe mjete zjarrfikëse nga bashki të tjera, në një përpjekje të përbashkët për të frenuar përhapjen e flakëve.

Në këtë operacion janë mobilizuar struktura zjarrfikëse nga Belshi, Gramshi, Fieri, Berati, Kuçova, Tirana, Kamza, Lushnja dhe Rrogozhina, duke krijuar një front të gjerë ndërhyrjeje përballë situatës së vështirë.

Në mes të kësaj nate të gjatë qëndrojnë edhe efektivët e Cërrikut, të cilët vijojnë të jenë në terren, larg familjeve të tyre dhe përballë një situate që kërkon përkushtim maksimal.

“Natë e vështirë, orë të gjata dhe sakrificë…”, shkruan Klevis Muça, shef i shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Cërrik, në një postim të publikuar në faqen e tij zyrtare.

Muça thekson se lodhja, errësira dhe kushtet e vështira nuk i kanë ndalur efektivët, ndërsa pas çdo ndërhyrjeje qëndrojnë orë të gjata pune dhe sakrifice.

Nga Cërriku në Peqin, nga Belshi në Gramsh, nga Fieri e Berati deri në Tiranë, Kamëz, Lushnjë e Rrogozhinë, kjo është kthyer në një betejë të përbashkët të shërbimeve zjarrfikëse kundër flakëve.

Në një situatë ku zjarri ka krijuar vatra të shumta dhe ka rrezikuar sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte, shkurre, bimësi dhe prona, çdo forcë e shtuar në terren është një mbështetje e rëndësishme për ekipet që po punojnë pa ndërprerje.

Dhe mes gjithë kësaj panorame të vështirë, zjarrfikësit janë ata që qëndrojnë në vijën e parë. Ata përballen me temperaturat, tymin, errësirën dhe terrenin e vështirë, me synimin për të izoluar flakët dhe për të mbrojtur banorët dhe pronat e tyre.

Mesazhi i Klevis Muçës është i qartë: MZSH Cërrik është gjithmonë në gatishmëri dhe gjithmonë në mbështetje të kolegëve.

Një natë e gjatë për Peqinin.Një natë pa gjumë për zjarrfikësit.

Një front i përbashkët i strukturave zjarrfikëse të disa bashkive.

Respekt për të gjithë efektivët që këtë natë po qëndrojnë në terren, larg familjeve të tyre, duke luftuar me flakët në emër të sigurisë së qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...