Helen Van Winkle, e njohur si gjyshja më e famshme e Instagram-it, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare. Stër-stërmbesa e saj njoftoi lajmin në llogarinë e Baddie Winkle, e cila ka mbi 3 milionë ndjekës, duke shkruar: “Një epokë mori fund”.
Vetëm gjashtë javë më parë, gjyshja kishte festuar ditëlindjen e saj, duke ndarë disa foto me ndjekësit. Njoftimi i vdekjes ishte në përputhje me personalitetin e saj shumëngjyrësh, ku shfaqej me një bluzë me mbishkrimin “Bad Mother F**ker” dhe një lule. Tek fotot shkruhej: “18 korrik 1928 – 4 shtator 2025. Stër-stërgjyshja ime Helen Ruth Elam Vanwinkle vallëzoi drejt parajsës. Ajo ishte lumturi, rebelim dhe butësi. Kurora është e përjetshme, dashuria e saj në shumë mbretëri do të jetojë përgjithmonë. Kjo s’është lamtumirë, kjo është një shihemi më vonë, superylli im.”
Mes ndjekësve që shprehën ngushëllime, ishte edhe Paris Hilton, e cila e përshkroi Van Winkle si “ikonike”.
Helen Van Winkle arriti të grumbullonte shumë fansa në rrjetet sociale duke treguar se mosha nuk kufizon energjinë dhe stilin. Ajo madje performoi në festivalin Coachella në vitin 2019, duke kënduar “High Horse” krah Kacey Musgraves.