Librazhd/ Përfshihet nga flakët në lëvizje, shkrumbohet automjeti – shpëtojnë pa lëndime dy personat

LIBRAZHD, 28 shtator 2026 /Albania Express News/- Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor Ura e Çerenecit–Librazhd.

Sipas të dhënave paraprake, në momentin kur automjeti ka marrë flakë, brenda tij ndodheshin një burrë dhe një grua. Ata kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti, duke shpëtuar fatmirësisht pa lëndime.

Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë të gjithë automjetin, i cili është shkrumbuar plotësisht.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse, ndërsa po kryhen verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Deri në këto momente, nuk dihen rrethanat që kanë shkaktuar përfshirjen e automjetit nga flakët. Hetimet dhe veprimet në vendngjarje pritet të sqarojnë nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik apo e ndonjë shkaku tjetër.

Fatmirësisht, incidenti nuk ka shkaktuar viktima apo persona të lënduar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë, të jemi të përqendruar

SAN MARINO ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare...

Vijon në ditën e 121-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Në ditën e...

‘Të tregojmë respekt për San Marinon’/ Kërkesa e Rolando Maran për skuadrën: Duhet të bëjmë ndeshje serioze

San Marino ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja luan...