DENONCIMI I FORTË: Drejtuesit e SHISH vodhën targat e SPAK dhe imituan makinën e Prokurorit, Ergys Agasi lëvizte me fenelina në Durrës

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Shefat e drejtorive në Shërbimin Informativ të Shtetit, me porosi të drejtueses Vlora Hyseni dhe për t’i ardhur në ndihmë Ergys Agasit, raportohet se kanë kopjuar targat e SPAK dhe i kanë vendosur ato mbi një makinë “Skoda” duke imituar mjetin e prokurorit.

Prokuroria e Posaçme dyshon se këto veprime janë ndërmarrë nga shefi i Operacionales në SHISH, Jurgen Kole dhe Elvis Lila, i cili menjëherë pas shkarkimit të Vlora Hysenit, u komandua drejtues.

Gazetari Arsen Rusta shkruan se këta vartës kanë zbatuar porositë e ish-drejtueses dhe kanë kopjuar targat e makinës së Prokurorisë së Posaçme dhe i kanë vendosur mbi një makinë identike si ajo e prokurorit që e përdorte.

Mjeti i dublikuar më pas është vënë në dispozicion të Egrys Agasit dhe biznesmeni kontravers lëvizte i pa shqetësuar në Durrës dhe qytete të tjera, sepse Policia dhe shërbimet e tjera mendonin se në të po udhëtonte prokurori i SPAK.

Në të vërtetë, makina e vërtetë ndodhej e parkuar në ambientet e SPAK sepse prokurori ishte në zyrën e tij, në krye të detyrës. Ndërkohë, sinjale vinin se mjeti i dublikuar, lëvizte në Durrës dhe kryente dhe shkelje rrugore.

Sipas denoncimit të gazetarit Arsen Rusta, i cili ka parë dosjen, Ergys Agasi e kishte pajisur mjetin me fenelina dhe ajo përngjante identikisht me makinën e prokurorit të SPAK./Newsboomb

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë, të jemi të përqendruar

SAN MARINO ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare...

Vijon në ditën e 121-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Në ditën e...

‘Të tregojmë respekt për San Marinon’/ Kërkesa e Rolando Maran për skuadrën: Duhet të bëjmë ndeshje serioze

San Marino ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja luan...