“Shqipëria meriton të jetë pjesë e BE”/ Raportuesi në PE, Schieder: Në kohë trazirash, duhet të theksojmë vlerën e Europës së bashkuar

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, e cilësoi një moment të veçantë pjesëmarrjen në Konferencën Ndërparlamentare të zhvilluar në Tiranë, duke nënvizuar mbështetjen e tij për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, Schieder theksoi se zgjerimi i BE-së nuk është vetëm një proces institucional mes Tiranës dhe Brukselit, por një projekt që lidhet me të ardhmen e gjithë kontinentit europian.
“Është ditë shumë e bukur për të qenë me ju. Siç tha kryeministri, kur të mërzitet prej Shqipërisë nuk ndodh dot, sepse ofron kaq shumë mundësi, madje dhe politika ofron kaq shumë…

Politika në Shqipëri ofron mjaft sfida. Shqipëria shihet si vendi në bregdet me vende të mrekullueshme, por është dhe vendi i maleve. Aman, nuk kam ardhur për të bërë reklama turistike.
Arsyeja kryesore pse jemi përfshirë në procesin e zgjerimit është sepse besoj që zgjerimi i BE-së është diçka që e meriton gjithë kontinenti dhe ajo që ne kemi ëndërruar në ’89. Dua të jap dhe unë kontributin për të finalizuar këtë moment historik.
Këtu kemi 95% të popullatës që është pro bashkimit evropian. Siç e ka thënë dhe Marta Kos, Shqipëria është para rëndësisë së zgjerimit.
Ky nuk është thjesht projekt i Tiranës apo Brukselit. Le ta përdorim këtë konferencë të sotme për të shkëmbyer mendime. Ekziston një vlerë madhore në këtë kohë trazirash, ja vlen të theksohet vlera e Europës së bashkuar dhe Shqipëria është pjesë e kësaj Europe”, tha Schieder.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria përmes syve të turistëve të huaj: Një vend i mrekullueshëm, Tirana mbresëlënëse

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Turistë nga vende...

Edi Rama merr pjesë në Samitin e Euro News për turizmin në Bruksel

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë, të jemi të përqendruar

SAN MARINO ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare...