BRUKSEL – Kos: Shqipëria në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE

BRUKSEL ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në një intervistë për “France 24”, duke e renditur vendin ndër kandidatët që aktualisht po bëjnë përparimin më të madh në procesin e anëtarësimit.

“Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së”, tha Kos duke folur për ecurinë e procesit të zgjerimit.

Ajo e përfshiu Shqipërinë në grupin e katër vendeve që, sipas saj, aktualisht po udhëheqin përparimin në procesin e anëtarësimit në BE.

Komisionerja tha se 2026-ta është një vit me ritëm të lartë për zgjerimin e BE-së, pasi gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, janë hapur dhe mbyllur më shumë kapituj negociatash se në çdo vit tjetër gjatë 25 viteve të fundit.

Në këtë kuadër, Kos përmendi Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën si katër vendet, që po bëjnë përparimin më të madh në procesin e anëtarësimit.

Për Malin e Zi, ajo tha se negociatat teknike mund të përfundojnë deri në fund të vitit, ndërsa për Moldavinë vlerësoi ritmin e reformave.

Përsa i përket Shqipërisë, artikulli që raporton intervistën thekson gjithashtu se vendi ka bërë përparim në negociatat e anëtarësimit, duke mbyllur përkohësisht disa kapituj.

Në korrik, BE-ja zhvilloi një konferencë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të përmendura nga Kos.

Kos tha se fondet e BE-së lidhen me zbatimin e reformave dhe se, kur një vend nuk përmbush kushtet, një pjesë e fondeve mund t’u jepet vendeve të tjera.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: Një provë të vetme që dikush të ketë futur qindarkë në xhepin tim në këmbim të një firme, nuk e nxjerrin do

TIRANË, 27 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

E PLOTË/ “Si ka mundësi që nuk e dija?”, mesazhi i Ramës pas akuzave të SPAK për zyrtarët pranë tij: Kam fajet e mia,...

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

“Generation Voyage”: Në kërkim të Shqipërisë autentike, nga shijet tradicionale te suveniret e Tiranës

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Nga shijet tradicionale...